Diktafoni.com ju përkujton se më 14 Qershor të vitit 2013, në befasi të të gjithëve, në Shkup u organizuan protesta në mbrojtje të kryeministrit turk  Erdogan, i cili ishte në luftë politike me oponentin e tij Fejtullah Gylen, që dikur ishin miq të pandarë. Edhe pse kjo çështje ishte një çështje që trajtohej si partiake dhe politike e brendshme e Turqisë, një grup i vogël i qytetarëve me përkatësi etnike turke dolën rrugëve të Shkupit.

Kamera e Alsat-m ka filmuar aktorët kryesor të protestave në Shkupme moton “Jemi me Ty”, “Qëndro drejt mos u përkul, Balkani është me ty”. Në video shihen disa prej organizatorëve, që janë udhëheqës të organizatave të ndryshme jo qeveritare, që finansohen prej Turqie dhe agjensionit qeveritar Tika. Rastësisht ose jo, sot të njëjtit persona paraqiten si udhëheqës të një subjekti që sot thiret në emër të një subjekti opozitar që sot vizitojnë çdo fshat shqiptar dhe flasin për shqiponjën dy krenare, gjuhën Shqipe, historinë e lavdishme të shqiptarëve etj.

Rikujtojmë që njëri ndër udhëheqësit kryesor asokohe të mbështetjes së Erdoganit ishte Skender Rexhepi Zejd, sot antar i Kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa dhe kryetar në hije i kësaj lëvizjeje. Në protestën e mbajtur më 14 Qershor 2013 në Shkup tha:

“Nëse ndonjë popull sot duhet të jetë mirënjohës ndaj Qeverisë së tij, atë detyrë më së tepërmi e ka populli turk. Përveç kësaj, duke ndjerë detyrim moral dhe miqësor që të japim mbështetjen tonë për popullin turk, duke shprehur mirënjohjen e popullit shqiptar i cili në çaste më të vështira gjithnjë e ka pas pranë Turqinë, aq më shumë duke qenë të bindur në miqësinë dhe përkrahjen e kryeministrit Erdogan.

Pas 3 vitesh, në vitin 2016, Skender Rexhepi Zejd tashmë është i maskuar nën petkun kombëtar të një patrioti të madh shqiptar, duke akuzuar të gjithë të tjerët pa dallim pozitë-opozitë, për tradhti kombëtare, tradhti të interesave shqiptare dhe dinjitetit shqiptar.

Diktafoni.com pyet se si ndodhi një transformim i madh brenda këtyre viteve! Shtrohet një dilemë e madhe se kur e ka pasur me gjithë mend Zejdi, atëher kur ishte erdoganist dhe turkomadh, apo sot që është bërë patriot i “pashoq” ndër shqiptarë? /diktafoni.com