Meqedonia vijon me bllokimin e perimeve të Shqipërisë në kufi, duke mos lejuar të hyjnë në territorin e Maqedonisë. Bllokimet e këtilla janë bërë të zakonshme nga pala maqedonase çdo fillim-sezoni pranveror dhe qëllimi është i qartë: të ju shkaktojnë humbje të parikuperueshme bujqëve shqiptar, por edhe të paralajmërojnë të tjerët që e njëjta do ju ndodh të gjithë atyre që do të tentojnë tregun maqedonas.

Përkujtojmë Qeverinë e Maqedonisë, BDI-në si pjesë e pandashme të politikave të dëmshme, ministrin e përkohshëm të ekonomisë Driton Kuçi që ia filloi mbrapsht punës se bllokimi i perimeve shqiptare dhe mallrave të tjera që vijnë nga Shqipëria, janë shkelje e Marrëveshjes së CEFTA-s, që njihet për qarkullimin e lirë të mallrave dhe marrëveshjeve bilaterale për tregti të lirë.

Sjellje të këtillë Maqedonia në të kaluarën ka ushtruar edhe ndaj produkteve që vijnë nga Kosova. Kjo është dëshmi e refuzimit të ndërtimit të atmosferës së bashkpunimit të Maqedonisë me fqinjët shqiptarë.

Apelojmë autoritetet në Shqipëri të veprojnë shpejt, duke mos pranuar arsyetime të rrejshme dhe të shfrytëzojnë mekanizmat e tyre diplomatike për ta zhbllokuar situatën, ndërsa autoriteteve të Kosovës ju bëjmë me dije që duhet të jenë vigjilent sepse e njëjta mund të ju ndodh edhe produkteve që vijnë nga Kosova.

Departamenti i Ekonomisë LR-PDSH