Kryeredaktori i TV Sitel dhe gazetari përkrahës i pushtetit të VMRO-DPMNE, Dragan Pavloviç Llatas është përfshirë në listën e borxhlinjve të Drejtorisë së të Hyrave Publike. Kompania e tij “Total Marketing”, drejtues i së cilës është Llatas ka borxh prej 23 mijë eurove, për shkak të mospagesës së Tatimit të Vlerës së Shtuar. Aktiviteti i kësaj kompanie është marketing dhe propaganda, ndërsa selia është në Zelenikovë, komunën rurale të Shkupit.

Kjo kompani është nën hetime nga Prokuroria Publike Speciale për fshehje tatimi. Kjo prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për ate. Në komunën Zelenikovë janë edhe tre shtëpi, mes të cilave është edhe ajo në pronësi të Llatasit.