Valon Bela i cili deri dje ishte aktivistë i flakët i BDI-së dhe Këshilltarë i Izet Mexhiti në profilin e tij në facebook ka thënë se Prokuroria Speciale nuk disponon me material për rastet: Brodes, Harun Aliu, Monstra dhe Lagjja e Trimave.

Ai pyet se ku ka mbetur përgjimi për rastin “Monstra”

“Ku është përgjimi për rastin “Monstra”?

Një dëshmi se përveç një procedure të ngritur mbi rastin “Sopot”, PSP nuk disponon (deri më tani) me materiale për rastet e tjera; Brodec, Harun Aliu (Ismail Aqemi dhe Bashkim Bajrami), Monstra, Lagja e Trimave

Në foto keni raportimin që kam pranuar nga Katica Janeva (PSP) ku vërteton se jo vetëm që nuk janë nisur procedurat mbi rastet e montuara, por PSP as që posedon materialet (përgjime, bomba) që do të kishin zbardhur rastet dhe të akuzuarit do liroheshin nga burgu.

Një falënderim deri tek PSP dhe Katica Janeva për përgjigjen e shpejtë …”, ka shrkuar Bela.

Ndryshe siç e dinë të gjithë kryeministri Zoran Zaev gjatë gjithë kohës përderisa zgjaste fushata “E vërteta për Maqedoninë” deklaronte se do të zbardh përgjimet për rastin “Monstra” por deri tani këtë nuk e ka bërë, duke lënë të zhgënjyer shqiptarët, të cilët besonin se do të zbardhet ky rast I montuar ku në mënyrë të pafajshme janë të burgosur gjashtë shqiptarë.