Institucionet shëndetësore në vend punojnë në mungesë të logopedëve shqiptarë. Fëmijët dhe personat tjerë me këto nevoja trajtimin e marrin nga mjekët logoped maqedonas, që është problem serioz. Kështu janë shprehur logopedët diplomuar dhe studentët logopedisë në Maqedoni, të cilët me rastin e 6 marsit, Ditës evropiane të Logopedisë, në Çarshinë e Shkupit mbajtën aktivitet simbolik për vetëdijesimin e popullatës shqiptare. Logopedi Genc Taravari tha se në nivel shtetëror janë të punësuar vetë tre shqiptar, dhe atë në Shkup.

“Fatkeqësisht është katastrofë nëpër institucionet shtetërore, nuk ka logopedë shqiptar të punësuar, për fat të mirë logopedë shqiptar të diplomuar përafërsisht janë 10, por institucionet me një farë mënyre janë të shurdhër dhe të verbër dhe nuk i punësojnë logopedët shqiptar. Janë më së shumti logoped maqedonas që janë të punësuar deri më tash. Ka nevojë për shumë logopeda shqiptarë të punësohen nëpër institucione sepse me fëmijët patjetër të punohet në gjuhën amëtare të fëmijëve”, deklaroi Genc Taravaro, Logoped.

Logopedi Taravari thotë se nevoja është shumë e madhe pasi dita ditës rritet numri i fëmijëve që kërkojnë trajtim logopedik. Mungesën e Logopedëve shqiptarë më së shumti e ndjejnë edhe prindërti e fëmijëve që kanë nevojë për to. Ata thonë se nuk dinë ku të drejtohen sepse nuk ka logopedë shqiptar nëpër institucione. Fëmijët e tyre i dërgojnë në logoped maqedonas.

Florinta Shapka Mjaku, prind

Problemet janë të shumta, varet prej fëmijës çfarë diagnoze ka. Ka fëmijë që ka problem vetëm me të folurit, ka fëmijë që janë të implantuar vetë me dëgjim, por duhet rehabilitim komplet i të folurit në fakt. Patjetër që duhet në gjuhën amë, momentalisht është një Logopede shqiptare në institucion që punon, por duhet punësime edhe më të shumta sepse punon vetëm gjysmë ore, ajo gjysmë ore nuk është asgjë në krahasim me të tjerët që punojnë nga një orë, shembull pala maqedonase, fëmijët tanimë punojnë vetëm gjysmë ore.

Logopedët dhe studentët e kësaj lëmije apelojnë deri tek institucionet që të punësohen logopedë shqiptar se ka tepër nevojë. Logopedia është shkencë e cila merret me parandalimin, zbulimin, diagnostifikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës, të folurit, zërit, dëgjimit, gëlltitjes, leximit dhe shkrimit.

||TvShenja||