Maksima aty ku ka tym ka edhe zjarr është një maksimë që e karakterizon në shumicë e rasteve Maqedoninë dhe sjelljen politike në të. Është jo e ndershme të dilet me qëndrim zyrtar rreth shumë fenomeneve, në rastin konkret listën e votuesve, pa informata burimore, por vendi ynë karakterizohet me shumë vendime ad hoc, dhe më pas është shumë vonë reagimi i partive të ndryshme politike. Listat e votuesve në kontinuitet kanë qenë mjet manipulimi për dy partitë e mëdha maqedonase, dhe herrë pas here kësaj loje u janë bashkangjit edhe parti të ndryshme shqiptare. Rilindja Demokratike Kombëtare reagon ashpër ndaj tentimeve që sërrisht të manipulohet me listat e votuesve dhe kësaj loje duhet dhënë fundin.

Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim afirmativ ndaj idesë që u plasua para do kohe për intervenim të një ekipi ekspertësh të Unionit Evropian që të ndihmojnë në procesin e pastrimit të listës zgjedhore sepse tanimë nuk ekziston as besim minimal ndaj institucioneve të vendit. Qëndrimi ynë rreth regjistrimit aktiv është konsistent, pra i pranueshëm, por pa afate përkufizimi se kur mund të bëhet regjistrimi aktiv, me qëllim që asnjë qytetarë me të drejtë vote mos të eliminohet nga lista e votuesve. Që ky proces të jetë deri në fund i besueshëm, identifikimi i votuesit të bëhet nëpërmes shenjave të gishtrinjëve. Qëndrimi ynë është konsistent se vetëm votimi nëpërmes shenjave të gishtrinjëve do të mund të eliminoj dyshimet rreth procesit të votimit.