Zgjedhjet do të zhvillohen në periudhën prej 30 deri në 60 ditë që nga dita e shpërbërjes së Parlamentit.

Presidentja e Kroacisë, Kollinda Grabar Kitaroviq, kumtoi sot se në Kroaci do të organizohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi që të enjten u shkarkua nga funksioni Kryeministri Tihomir Oreshkoviq.

Grabar-Kitaroviq zhvilloi sot në mëngjes konsultime me përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Parlamentin e Kroacisë, e më pas para gazetarëve deklaroi se shumica prej tyre ishin në favor të shpërbërjes së Parlamentit.