Liljana Çerri
Nuk di njeriu ke te qaje me pare,protestuesit e mjere qe po vetëflijohen ne burgjet tona se na vjedh qeveria apo pseudo deputetet qe duan te përfitojnë si gjithmonë nga populli. Mbi 1000 forca policie rreth gjykatës se Tirane, a thua se brenda ishin terroristët e ISIS jo banorë të këtij vendi. 1000 policë gatitu duke pare te parakalojnë 23 heronj qe zgjuan nga gjumi letargjik një komb qe flinte. Dëgjova ministrin e financave, bir Selmani nënës, ke te qash me pare këtu, flet për vjedhjen sikur flet për investim.
O zotërinj nuk takson dot një rruge qe nuk ka përfunduar, nuk takson dot një rruge pa bere rrugën dytësore, nuk takson dot një rruge ku e kemi paguar 3 here dhe qe ju doni ta vidhni për te katërtën here. Edhe sikur te taksohet rruga nuk duhet te jete me shume se 0.50 cent për shkak te nivelit mjeran te ekonomisë dhe te asaj rruge qe kemi. Nuk late vrer pa vjedhur ndaj protestueseve qe ju ndalen hovin per ti rivjedhur haptazi. O zotërinj paguajmë 540 milion euro ne vit për rrugët, ku shkojnë këto para, ku? Edhe qeveria me humbur ne bote 3 rruge i mirëmban vete, s’ka nevoje për koncensionare.
Apo ju zgjodhët kete mënyre për ti vjedhur shqiptaret. Turpi me I madh ishte se ne ate kontraten e cila ka probleme te medha ligjore shkruhej se Kuksi eshte vend bregdetar,pse sthoni ju ja hodhi te keqes ajo zone plazhi e turizmi vu vuu leku leter e sju hyn ne sy 10 euroshi qe do u merrni ne rruge. Taksa tjetër ajo e banesave. Pse ta paguaj kete takse kur kam veç 1 banese?! Pse nuk taksoni ata qe kane mbi 2 banesa por te gjithe popullate. Me fal zoti kryeministër, ose ti ke administratën me ordinere me hajdutet dhe me te pashkolluar rreth vetes ose ashtu ti do mushka drutë dhe ashtu flasin e veprojnë ata. Besoj se këto janë plot arsye për të treguar se te janë errur sytë dhe logjika. Ben krahasime shiko sa do e vinte Berisha- Meta taksen, bërtet Luli vodhi rrugën, merri mor zotëri rrasi ne burg siç fute banoret e Kukes- Has pa asnjë ankese ligjore pa hetim vetëm me një urdhër te thjeshte,I burgose duke thënë dëmtuan pronën publike.
Cilën prone publike se ajo ndërtesa atje është e privatit jo e shtetit. Hidhini sytë nga Parisi çfarë i bene qytetaret Macronit. Nuk e di por s’dua një qeveri te dhunshme me dritëhije diktatoriale. Dua një kryeministër qe para se te veproje pyet konsultohet me ata qe e votuan. Vidhni mo zotërinj, po jo kaq syresh, se na shkatërruat edhe shikimin pasi logjiken na e keni mbyt.