Në reagimin e LR-PDSH-së, të datës 1 Tetor 2015, alarmuam opinionin publik që shumica parlamentare VMRO-BDI pregaditën Buxhetin fiskal 2016 një non-sens numerik me pasoja të rënda për qytetarët e RM-së.
Buxheti në të cilën ishin planifikuar shpenzime për të cilat nuk ka bazë të besueshme se do të mund të realizohen, përshkak se diferenca në planifikim dhe ajo në realizim është në nivel të shumës prej 500 deri 600 milion eurove, që për një qeveri kriminale si Maqedonia, ku lulëzon krimi dhe korrupsioni janë projeksione të paaritshme.
 
Me vendimin e fundit të Qeverisë së Maqedonisë për marrjen borxh të 650 milion euro përmes eurobligacioneve, me kamatë vjetore 7%, e cila do të ketë kosto kumulative rreth 1 miliard euro,  vërtetohet argumentimi i LR-PDSH-së se kjo shumicë qeveritare është kriminale dhe duhet çast e më parë të largohet për mos të lejuar të rëndohet mëtej situata.
 
Apelojmë edhe faktorin ndërkombëtar që të ushtrojnë ndikimin e tyre për themelimin e Qeverisë së ekspertëve, e cila duhet të formojë Këshill Fiskal për të kthyer në binarë financat publike  që tashmë kanë marrë përmasa shqetësuese dhe kanë ngritur borxhin publik në nivel të 60% të GDP-së dhe kategorizon Maqedoninë në vendet me borxh të lartë që përbën rrezik për bankrot shtetëror.
 
Departamenti Ekonomik – LR-PDSH
10.07.2016