Theresa May, kandidate e favorizuar për kryeministren e radhës në Britani, zbuloi në vitin 2013 se ajo ishte diagnostikuar me diabet të Tipit 1, një gjendje që kërkon injektime të përditshme të insulinës.

E pyetur se si ndihej për diagnozën, ajo thotë se qasja e saj ka qenë e njëjtë si edhe karshi gjithçkaje në jetë: “Merru me të dhe kryeje”, shkruan “New York Times”

Pikërisht një qasje e tillë e çeliktë e ka sjellë në epiqendër, pas votimit të Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian dhe pas përçarjeve që shpërthyen në Partinë Konservatore, rreth asaj se kush duhet ta pasojë David Cameronin, kryeministrin aktual, i cili e ka paralajmëruar dorëheqjen deri në vjeshtë.

Ligjvënësit konservatorë këtë javë kanë nisur të votojnë, për të ngushtuar rrethin në dy kandidatë, për emrat e të cilëve do të vendosin anëtarët e partisë.

Në votimin e parë, May ishte në epërsi me 165 vota; Andrea Leadson e dyta me 66. Liam Fox mori më së paku vota dhe u eliminua, teksa Stephen Crabb, që zuri vendin e katërt, doli nga gara, duke ia dhënë përkrahjen e tij Mayt. Procesi i votimit pritet të përmbyllet gjatë javës së ardhshme.