“Reagojmë ndaj sjelljes jo njerëzore dhe trajtimit shtazarak ndaj personave qe ndodhen në paraburgim për rastin e Kumanovës. Në bazë të dëshmive të Avokatit, të paraburgosurit gjenden në gjëndje të rëndë fizike dhe psiqike duke u bërë viktimë e dhunës nga policët dhe gardianët. Ne si Lëvizje i bëjmë thirrje institucioneve relevante Avokatit të popullit, Prokurorisë speciale, Ministrisë së drejtësisë, ambasadës së ShBA dhe Zyrës së UE, që sa më shpejtë të ndërhynë dhe të hetojnë rastin dhe gjendjen shëndetsore të të paraburgosurve të rastit të Kumanovës.
 
LR-PDSH pyet BDI-në dhe liderin e saj nëse vetëm edhe njëherë janë interesuar për trajtimin dhe gjendjen shëndetsore të të paraburgosurve? A e din BDI se ndaj të paraburgosurve cënohen të gjitha liritë dhe të drejtat e garantuara me ligj dhe me konventë ndërkombëtare? A e din BDI se avokati i të parabargosurve ditë më parë njoftoi opinionin së të paraburgosurit po trajtohen në mënyrë më brutale, duke ju thyer dhëmbet dhe ekstremitetet. Kërkojmë sa me shpejt informata nga drejtoria e Burgut, Ministria e Drejtësisë dhe BDI t’i pohojne ose t’i demantojnë këta informata të dala nga Avokati Skender Raufi.
 
Në fund kërkojme qe Rastin e Kumanovës sa më parë të marrë nën kompetenca të saja Prokuroria Speciale duke i dhënë përparësi në shqyrtimin të saj përshkak të dyshimeve në implikim të zyrtarëve shtetëror për ta montuar si proces politik. Tw gjithë qytetarët e Maqedonisë duan të dinë të vërtetën, aq më tepër kur ky rast ndodhi gjatë publikimit të aferës së përgjimeve që tronditën skenën politike në Maqedoni”, thuhet në reagimin e LR-PDSH,