Shkruan: Qenan Aliu

Qeverisë së Maqedonisë të cilës sipas kushtetutës i ka pushuar mandati për shkak të shpërndarjes së parlamentit, ndërsa ajo e kryen detyrën vetëm teknikisht deri në zgjedhjen e qeverisë së re, ajo tani ka hyrë në skandale juridike që janë të pakuptueshme. Miq të dashur, qeveria në një mbledhje të sajë ka SUSPENDUAR një numër të madh të AKTVENDIMEVE të ministrit të Punëve të Brendshme dhe ministrit të Punës dhe Politikës Socilae (nga provinienca e opozitës) , me arsyetimin se gjoja nuk kanë qenë të firmosura edhe na zv/ministrat plotësues (të proviniencës së mazhorancës). JA ARGUMENTET JURIDIKE SE KJO ËSHTË NJË NONSHALLANCË E QEVERISË ndërsa janë të kuptueshme edhe për brucoshët e Drejtësisë !

  1. Shfuqizimi dhe suspendimi i akteve janë krejtësishtë dy institute të ndryshme juridike.
  2. Qeveria, në pajtim me Ligjin për qeverinë, ka të drejtë të suspendojë AKT TË PËRGJITHËSHËM ndërsa JO AKTVENDIM të ministrit. Të suspendohet akt i përgjithëshëm do të thotë të NDALOHET ZBATIMI i saj (i aktit të përgjithëshëm) p.sh. siç është ndonjë rregullore apo nënakt ligjor tjetër në kompetencë të ministrit. Në atë rast, qeveria obligohet të inicojë procedurë para Gjykatës Kushtetuese , nga e cila sillet vendim përfundimtar për ligjshmërinë e aktit të përgjithëshëm.
  3. AKTVENDIMI , i ministrit është akt konkret individual administrativ. A nuk është kompetent komisioni përkatës pranë Parlamentit si shkallë e dytë e pastaj Gjykata Administrative ?

4.Nëse ata aktvendime të këtyre ministrave kanë patur të bëjnë me firmosje edhe të zv/ministrit plotësues, atëherë sipas Kodit zgjedhor  ajo është kompetencë e KSHZ-së e mandej edhe e Gjykatës Administrative. Ky veprim i qeverisë është SKANDALOZ, qesharak e paradoksal. Kjo është edhe një argument shtesë se Maqedonia gjendet në KAOS JURIDIK DHE POLITIK !

©fol.mk