Në lidhje me gjendjen infrastrukturore të objektit   shkollor në fshatin NEREZ, ka reaguar LR – PDSH -ja, regimin e të ciëve e sjellim në  vazdim të plotë:

Po afrohet stina e dimrit, temperaturat fillojnë të zbresin, e prindërit me të drejtë brengosen për fëmijët e tyre që do ndjekin mësimin në kushte katastrofale siç është rasti me objektin ‘shkollor” në fshatin Nerez i Epërm ku mbahet mësimi madje edhe në gjendje rreziku për nxënësit.

Një këtë rast eklatant ku përgjegjësinë për organizimin e procesit edukativo-arsimor e ka Ministria e Arsimit, Komuna, Inspektorati për Arsim dhe Drejtoria përkatëse, objekti shkollor ja kalon edhe kohës së gurit.Në këtë shkollë nxënësit mësojnë si në kohën e mesjetës, respektivisht në objekt ku është për keqardhje të quhet shkollë, sepse në viset e civilizuara as edhe kafshët shtëpiake nuk do kishin guxuar t’i mbanë, sepse pronarët do ndëshkoheshin nga ligji. Raste të tilla apo edhe të ngjajshme ku nxënës shqiptarë mësojnë në kushte shumë të vështira hasen
edhe në shumë shkolla periferike, sidomos në vendbanimet malore.

Madje është për tu çuditur fakti kur sheh se filloristë nga f. Bllacë pranë kufirit me Kosovën, detyrohen që për çdo ditë të kalojnë kufirin dhe të shkojnë e të mësojnë në Han të Elezit, sepse Shteti i tyre, Komuna, apo cilido qoftë institucion tjetër përgjegjës, nuk është duke i përfillur fare ata.Këta fëmijë të Nerezit të Epërm, e gëzojnë të drejtën e Zotit që të shkollohen sikurse edhe moshatarët e tyre gjithandej, prandaj edhe duhet që të reagohet dhe të merren masa urgjente për sistemimin e tyre në objekt shkollor me kushte normale.

LR-PDSH, edhe për këtë rast dhe rastet e ngjajshme, ku pasojat e këti kaosi në arsim gjithandej i vuajnë nxënësit shqiptarë, ngre shqetësimin e thellë dhe kërkon që të ndërmerren masa urgjente për të sanuar këtë gjendje shumë të vështirë në këtë objekt shkollor, por edhe në shumë shkolla tjera më mësim në gjuhën shqipe thuhet në reagimin e Departamenti për Arsim dhe Shkencë të LR-PDSH-së
09.10.2016