Ja reagimi i plotë i Lëvizjes për reforma PDSH ndaj opstrukcioneve të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve nga ana e koalicionit qeverisës VMRO-BDI:

Kërkesa e Prokurorisë Speciale për t’u ndryshuar ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, me ç’rast do t’iu garantohej siguri më e madhe dëshmitarëve dhe do t’i jepej mundësi zgjidhjes më të shpejt të rasteve të montuara siç janë “Monstra”, “Sopoti”, “Martin Neshkovskit” dhe shumë të tjera has në rezistencë nga dy aleatët qeverisës VMRO dhe BDI, ndërsa aktor kryesor na shfaqet BDI-ja, përmes Talat Xhaferit i cili dirigjohet nga VMRO-DPMNE, duke mos pranuar ndyshimin dhe plotësimin e ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve.

LR PDSH, dënon ashpër sjelljen e dy partive qeveritare, sidomos të BDI-së, të cilat deklarativisht flasin se e përkrahin punën e Prokurorisë Speciale, ndërsa në praktikë të dyja bashkë i bëjnë obstrukcione të vazhdueshme Prokurorisë Publike Speciale.

Ne konstatojmë se e gjithë kjo sabotazhë lidhet me procesin e zgjedhjeve, dhe dy partitë VMRO-BDI  të vetëdijshme për implikimin dhe përgjegjësinë e tyre tek rastet “Monstra”, “Sopoti”, dhe “Martin Neshkovski”, dhe shumë të tjera e pamundosojnë zbardhjen e këtyre rasteve nga frika se e vërteta do të ngarkojë ata me përgjegjësi politike dhe juridike, si dhe do t’i penalizonte rëndë ne zgjedhjet e 11 Dhjetorit.

Ne Ju bëjmë thirrje sa më parë të gjithe partive politike parlamentare me procedurë të shpejtë të votojnë plotësimin dhe ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve, dhe t’i hapin rrugë Prokurorisë Speciale, që sa më parë t’i zgjedh rastet e lartëpërmendura.

Ftojmë partitë Parlamentare shqiptare BDI dhe PDSH të bëhen bashkë për zbardhjen e të vërtetës dhe për drejtësi ndaj shqiptarëve, jo për mbulimin e krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimin e pozitave zyrtare.

Departamenti Juridik, LR PDSH

21.09.2016