Ish-ambasadori i Maqedonisë në Belgjikë, Muhamed Halili në debatin “Klik Plus” ua “plasi” fytyrës deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së Talat Xhaferi dhe Bekim Fazliu dëmin që i kanë sjell trupit votues shqiptar duke zvogëluar numrin e tyre. Halili ka thënë se me aminin e BDI-së dhe PDSH-së 170.000 votues nga Maqedonia u transferuan në diasporë, me çka hasi në kundërshtim verbal dhe refuzim nga ana e deputetëve Xhaferi dhe Fazliu, por pa argumente.

Me aminin e juaj dhe të mentorve të juaj, Gruevski dhe Zaev, ju BDI dhe PDSH u dakorduat që 170.000 votues të transferohen në diasporë! I keni vendosur në listë të posaçme që të votojnë në diasporë dhe jo në Maqedoni tha Halili. Ndërsa deputeti i BDI-së Xhaferi kundërshtoi duke thënë që s’është e vërtetë kjo përshkak se ato 170.000 votues mund të zgjedhin të votojnë ku të duan.

Mos më trego teori mua se i kam përjetuar personalisht këto. 170.000 persona i keni vendos në listë të posacme që të votojnë jasht vendit. Në zgjedhjet e fundit Parlamentare, unë kam qenë Ambasador në Belgjikë dhe jam rregjistruar të votoj në Belgjikë, ndërsa kur mora të votoj dikush më kishte fshirë nga lista dhe nuk munda të votoj. Prandaj të them mos më trego ti mua, se unë të tregoj edhe teorinë edhe praktikën, përfundoi ish Ambasadori Halili.

Albert Musliu tha se zgjedhjeve të kaluara ka ndodhur turpi më I madh, përshkak se gjithë ditën ka politikanë që rahin gjoks për diasporën, ndërsa në diasporë fitojnë maqedonasit. Kjo është faji I juaji.

Muhamed Halili edhe njëher i deklasoi deputetët kur ju tha se janë pa përgjigje në pyetjen se cili është argument i BDI-së dhe PDSH-së që nuk pranuan Maqedonia të shëndrohet 1 njësi zgjedhore, me ç’rast pasoi heshtja e deputetëve Xhaferi dhe Fazliu.

©FOL.MK