Departamenti për Eurontegrime pranë LR-PDSH  në një konferencë për media të mbajtur sot ka folur për sanksionimin që i bëhet Maqedonisë në dështimin e IPA Fondeve, që sipas LR-PDSH është shkak për mosrealizim të shumë projekteve.

Në vazhdim e keni të plotë tekstin e konferencës për shtyp:

Ditë më parë në forumin afarist të BE në Paris, Maqedonia u përjashtua nga agjenda e ndihmës për Shtetet e Ballkanit perëndimor, duke mos qenë pjesë e pakos financiare prej afër 150 milione eurosh ndihme nga BE për zhvillim, energjetikë dhe ekologji.

Rasti i fundit i shkurtimit të IPA fondeve për Maqedonië me vlerë prej 68 milionë, me të cilën vjen në shprehje dështimi i shumë proekteve ndër të cilat edhe Koridori tetë (8), është poashtu një sinjal negativ për Qeverinë e RM dhe qytetarët e saj.

BE me këto masa të ashpërsuara financiare ndaj Maqedonise jep nje porosi të qartë për pushtetin VMRO-BDI dhe ua bën me dije qytetarëve të vendit se janë viktimë e politikave destruktive të kësaj Qeverie. Kërkojmë, posaçërisht nga votuesit shqiptarë që të ndëshkojnë politikën dezintegruese të BDI-is, e cila është po aq fajtor sa VMRO-DPMNE, e qe vite me radhë kanë udhëhequr me Ministrinë për Eurointegrime dhe janë po aq përgjegjës për mos menaxhimin efikas të mjeteve të IPA fondeve dhe duhet të mbajnë përgjegjësi politike dhe juridike për saknsionet e BE kundrejt RM.

BDI duhet t’u japë llogari shqiptarëve për manipulimin dhe gënjeshtrën e radhës, se çështjet etnike i kanë lënë në plan të dytë duke u dhënë prioritet eurointegrimeve. Konstatimi i ynë i përbashkët është se BDI ka dështuar edhe në kërkesat etnike edhe në ato integruese, andaj sa më parë duhet të tërhiqen nga skena politike dhe te mbajnë përgjegjësi ndaj votuesve të tyre dhe shqiptarëve në përgjithsi.