Nëpërmjet një njoftimit të LSDM-së thuhet se protesta e sotme para Qeverisë e organizuar nga bujqit është protestë partiake.

“Në këtë ‘protestë’ të bujqve, përveç anëtarëve të VMRO-DPMNE-së nuk kishte bujq të vërtetë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ata e vlerësojnë se protesta e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së që aktronin sikur bujq të pakënaqur është e rreme ashtu siç është e rreme partia që, siç thonë nga LSDM nuk ka ide dhe po lufton për të mbrojtur krimin.

“Bujqit e vërtetë nuk kanë arsye për të protestuar, për shkak se përvoja e deritashme e vërteton marrëdhënien e partneriteti dhe kujdesit të Qeverisë e udhëhequr nga LSDM”, thuhet në njoftimin e LSDM-së duke shtuar se vetëm për dy vite e gjysmë Qeveria e LSDM-së i pagoi borxhet e mbetura ndaj bujqve dhe në mënyrë paralele janë realizuar projekte të shumta.