LSDM përmes një kumtese për media thekson se pas fillimit të bisedimeve me NATO-n, deputetët e Kuvendit duhet të sigurojnë anëtarësimin përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

Nga kjo parti thonë se suksesi i procesit të reformave ka filluar nga qeveria e LSDM-së dhe sipas tyre, është pranuar nga gjithë vendet anëtare të NATO-s.

“Maqedonia po futet në procesin e bisedimeve, e përgatitur që të pranojë ndryshimet e Marrëveshjes së Washingtonit, si akt themelues i NATO-s që rregullon parimet për anëtarësim në Aleancë dhe përkushtuar të merr pjesë në politikat dhe strukturat e NATO-s”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti shtojnë se deputetët kanë përgjegjësi para qytetarëve që ta ndjekin vullnetin e shumicës dhe të sigurojnë të ardhmen evropiane të shtetit.