Në rast se KSHZ nuk vepron në përputhshmëri me ligjin, LSDM do të dorëzojë padi adekuate penale kundër saj, thonë nga partia. Ndërsa nga këndvështrimi politik, shumica e anëtarëve të KSHZ-së e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, nuk ka çfarë të fshehin në lidhje me Listën zgjedhore, deklaroi Damjan Mançevski, nënkryetari i LSDM-së. Ai shtoi se nëse Lista zgjedhore me të vërtetë është pastruar, siç thonë, e njëjta do të publikohej ashtu siç është e paraparë me ligj dhe në këtë mënyrë do të lejohet që vetë qytetarët ta konstatojnë rregullsinë e listës. Mançevski, theksoi se anëtarët e KSHZ-së nga radhët e LSDM-së nuk kanë marrë pjesë në disa seanca dhe se nuk do të kthehen në to.

“Nëse shumica e KSHZ-së e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, nuk ka se çfarë të fsheh në Listën zgjedhore dhe nëse Lista zgjedhore me të vërtetë është e pastruar, atëherë atë do ta publikonin në ueb-faqen e KSHZ siç është në pajtueshmëri me ligjin, ndërsa çdo gjë jashtë kësaj konsiderohet shkelje e ligjit”, u shpreh Damjan Mançevski, Nënkryetar i LSDM.