Inspektorati për vetqeverisje lokale tashmë do të drejtohet nga një kuadër shqiptarë, mirëpo i nominuar nga LSDM-ja, mëson Zhurnal.mk

Agim Murtezani pritet që të zëvendësojë Vanço Shehtanskin i cili dha dorëheqje para se qeveria e re të shkarkojë atë nga detyra.

Murtezani do të jetë drejtor i ri në Inspektoratin për vetqeverisje lokale si kuadër i LSDM nga qyteti Veles.