LSDM-ja përmes një komunikate i ka bërë thirrje Nikolla Gruevskit që të dorëzohet dhe të mos mundohet më shumë, pas sipas tyre është ballafaquar me drejtësinë dhe koha e tij ka mbaruar.

“Nikolla Gruevski duhet ta pranojë se është ballafaquar me drejtësinë, është zënë në montim të prceseve gjyqësore, gënjeshtra dhe shumë krime që i ka bërë së bashku me Sasho Mijallkovin. Për gjithë të bëmat ndaj qytetarëve do të ketë përgjegjësi. Gjyqësori do të jetë i pavarur, mandati i PSP-së do të vazhdohet dhe do të realizohen të gjitha reformat në raportin e Pribes dhe Komisionit Evropian. Koha për politikanë si Gruevski ka mbaruar”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi