“Në një përpjeke të dëshpëruar për t’i hedh në hije projektet e suksesshme të qeverisë së udhëhequr nga LSDM dhe nga frika për humbjen bindëse në zgjedhjet e ardhshme lokale, VMRO DPMNE çdo ditë krijon lajme të rreme duke u munduar kështu që të ndjellë frikë të qytetarët”, reagojnë nga LSDM.
LSDM thotë se është lajm i rrejshëm se do të ndërtohen banesa për emigrantët dhe se bie poshtë rritja e pensioneve.

“Pensionistët këtë vit do të marrin rreth 2000 denarë më shumë nga pensioni aktual, për dallim nga 600 denarët e vitit të kaluar. VMRO-DPMNE-ja gënjen. Kësi lajme skandaloze dhe të pamenduara nuk i bëjnë dëm as LSDM-së e as Qeverisë që po e udhëheqim. Këto lajme të rrejshme janë kundër interesit publik dhe kanë për qëllim që të shpërndajnë panik, të luajnë me ndjenjat dhe fatin e njerëzve.

Përderisa ishte parti qeveritare i frikësojë qytetarët me përjashtim nga puna, burgim dhe dhunë, ndërsa tani vazhdon që ti frikësojë me lajme të rrejshme të cilët dita ditës vijnë duke u bërë më skandaloz dhe më morbid. Janë të kota tentimet e VMRO-DPMNE-së përmes lajmeve të rreme të fitojnë pikë të paktë politik”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.