Investime prej 600 milionë eurove në dy vitet e para të mandatit të qeverisë së re për ndërtimin e autostradave të reja dhe rikonstuimin e rrugëve magjistrale dhe rajonale, paralajmëron LSDM-ja përmes një kumtese për media.

“Projektet e OBRM-PDUKM-së në infrastrukturën rrugore janë simbol për krim, korrupsion dhe punën jo të rregullt. I tillë është shembulli për akset rrugore Milladinovcë-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, për të cilat janë hapur hetime në Prokurorinë Speciale, si dhe akuza e hapur për përvetësim dhe pastrim parash gjatë ndërtimit të autostradës Demir Kapi-Smokvicë, në rast të cilin e ka hetuar edhe Agjencia Evropiane për luftë kundër korrupsionit OLAF”, thuhet në kumtesën e LSDM./Telegrafi/