Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot ka dalë me një njoftim për mediat duke thënë se do të zgjidhet qeveria e re nga shumica e re parlamentare.

”Pritjet e qytetarëve dhe faktorit ndërkombëtar do të plotësohen dhe të njejtat do realizohen. Maqedonia do të ketë së shpejti një qeveri të re. Kjo është rruga e vetme për shtetin. Krijimi i qeverisë është prioriteti i jonë për të çuara para interesat e shtetit dhe qytetarëve.” thonë nga LSDM.