Uji i ftohtë dobëson sistemin e imunitetit

Të pish ujë të ftohtë menjëherë pas një vakti dobëson funksionet e metabolizmit dhe e bën atë më të avashtë. Ndonëse këto efekte janë minimale, kjo gjë varet nga organizmi i secilit prej nesh.

Shkakton probleme për aparatin tretës

Pirja e ujit të ftohtë pengon procesin tretës pasi shkakton ngushtim të enëve të gjakut.

Uji i frigoriferit përkeqëson disa probleme shëndetësore

Sipas European Society of Pediatric Allergy and Immunology, uji i ftohtë përkeqëson gjendjen e azmës dhe migrenës. Uji i ftohtë u shkakton dhimbje koke shumë njerëzve, ndaj nëse ndieni se koka ju dhemb fill pas pirjes së ujit e keni nga kjo.

Shkakton dhimbje fyti

Uji i ngrohtë ndihmon në krijimin e një mukoze mbrojtëse në rrugët respiratore ndërkohë që uji i ftohtë bën të kundërtën duke rritur rrezikun të prekeni nga bakteret, viruset apo agjentët e jashtëm.