Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) sot mban Kongresin e 22 partiak, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri. Por Zoran Zaev, që deri tani drejton këtë parti, është i pakonkurrencë, për shkak as një bashkëpartiak i tij nuk ka konkurruar nëpër degë për postin e të parit të kësaj partie. Në kuadër të zgjedhjes së kryesisë së re, në postin e nënkryetarit pritet të zgjidhet deputeti Muhamed Zeqiri. Në kryesinë e re pritet të ketë edhe risi të tjera dhe emra të rinj të kësaj partie. Por megjithatë nga LSDM theksuan se nuk do të ketë ndryshime, për shkak se bëhet fjalë për ekip fitues.