Mediat amerikane shkruajne se dhëndri i Donald Trump u përpoq të krijonte komunikime sekrete me Moskën një muaj pas zgjedhjes së Trump.

Jared Kushner ka dashur të përdorë pajisjet ruse për të shmangur përgjimin e SHBA-ve, për bisedat me Moskën, shkruajnë Washington Post dhe New York Times.

Vetë Kushner, këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, nuk ka komentuar këtë. Thuhet se ai është në hetim nga FBI si pjesë e ndërhyrjes ruse në favorizimin e Trump për të fituar.

Raportimet në SHBA thonë se hetuesit besojnë se Kushner ka informacione relevante, por jo i dyshuar për një krim. Shkrimet e fundit, ku citohen burime nga zyrtare amerikane, thonë se Kushner ka folur me ambasadorin e Moskës në SHBA, Sergei Kisylak, për të ngritur një barrierë duke përdorur pajisjet ruse në Amerikë. Kjo mund të përdoret kur diskutohet për Sirinë apo çështje të tjera të politikave