Partia maqedonase në opozitë, LSDM kërkon që urgjentisht të bëhet pjesë e një qeverie teknike dhe pastaj, të bisedohet për datën, e re të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në Maqedoni.

Sipas partisë LSDM duhet njëherit të plotësohen dy kushte dhe pastaj opozita të merrë pjesë në zgjedhje parlamentare. Për partinë e Zaevit prioritet i parë është që të tërhiqet vendime për falje nga Presidenti Ivanov, ndërsa kushti i dytë është që të formohet një qeveri teknike me qëllim që me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar ti jepet fund krizës politike në Maqedoni.

Ndërkoh nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska në intervistën e fundit ka theksuar se opozita kërkon zgjedhje në vjeshtë dhe se sigurisht mund të plotësohen kushtet nëse ka vullnet politik nga të gjithë partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos.