Screenshot_2016-05-26-10-41-00-1

Duke folur në një debat për situatën në Maqedoni në emisionin “Jeta në Kosovë”, Bilall Kasami tha se që të dyja këto parti veprojnë politikisht për interesa të partisë VMRO- DPMNE të ish- kryeministrit, Nikola Gruevski.

Lideri i subjektit të ri opozitar shqiptar në Maqedoni, Lëvizja Besa, Bilall Kasami, ka hedhur kritika të ashpra ndaj dy partive më të mëdha të shqiptarëve atje, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh).

“Në këto bisedime për dalje nga kriza nuk janë të përfaqësuar shqiptarët as në pozitë as në opozitë sepse edhe pozita edhe opozita shqiptare për momentin janë vetëm se përkthyes, vetëm zëri shqip i VMRO- DPMNE-së në bisedime dhe në asnjë moment nuk janë zëri i shqiptarëve të Maqedonisë”, tha Kasami.

“Në bisedimet për dalje nga kriza e thellë politike dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH janë vetëm përkthimi i qëndrimeve në shqip të partisë maqedonase VMRO – DPMNE, pra edhe pozita dhe opozita janë zëri, apo përkthimi shqip i VMRO – DPMNE-së në këto bisedime, kështu që aspak këto dy parti nuk pasqyrojnë zërin e shqiptarëve të Maqedonisë”, – ka thënë Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në emisionin i cili po transmetohet aktualisht në RTK – Jeta në Kosovë.