Thuajse një javë më parë, Luana Vjollca publikoi videon e këngës së saj të radhës më titull “Je veç ti”. Por, për prezantuesen e “Top Channel” nuk ka pushime, pasi së fundmi ka udhëtuar drejt Turqisë, ku mesa duket e presin projekte të reja.

“Diçka e re po vjen… Gëzuar!”- shkroi në një postim në Insta Story Luana, duke postuar foto nga udhëtimi i saj në Stamboll.

Megjithatë, bjondia e ekranit nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë, duke e lënë mister arsyen e vizitës së saj në Turqi. Të jetë një tjetër projekt muzikor? Një fushatë publicitare? Presim…