Ziadin Sela në Çellopek, tha se shkaku pse ne duhet të merremi me politikë është se politika merret me ne. Duhet të krijohen kushtet dhe politika duhet të mbajë duart larg universiteteve, shkollave, nxënësve etj. Aleanca për shqiptarët lindi si nevojë dhe jo deshirë e jona personale, të gjitha partitë e Aleancës janë bërë bashkë si nevojë që kanë shqiptarët për të bërë bashkë forcën politike për tu përball me maqedonasit. Ne do të vazhdojmë ti bashkojmë shqiptarët një nga një dhe duhet secili të flas në emrin e Aleancës ne emrin e fëmijëve që të vijnë në aleancën tonë që është Aleanca për Shqiptarët. Na jepni të drejtën që të flasim në emër të shqiptarëve. Ne duam vetëm nje votë me tepër në mënyre që ta ndalim këtë politike të keqe dhe ta bëjmë politikën element që i bashkon të gjithë shqiptarët. Ne jemi për transparencë dhe në sy të shqiptarëve të bëjmë një Kuvend të partive politike shqiptare. Ne do ta bëjmë gjuhën shqipe zyrtare pa hyre në qeveri. Fillimisht do të ndryshojmë kushtetutën që shqiptarët të jenë të barabartë pastaj do hyhet në qeveri për të apikuar atë barabarësi. Ne duhet të ndërtojmë sistem ligjor dhe kushtetus i cili do tja marë nga dora kryeministrit të mos na bëjë dëm neve shqiptarëve. Pastaj pak rëndësi ka kush do të jetë kryeministër dhe shumë e afërt do jetë dita kur shqiptarët të mos kenë nevojë të meren me politikë.Ne duhet të mos lejojmë që të tjerët të na vënë në lojë. Ata që nuk duan që shqiptarët të bashkohen thirin përçarje në mes shqiptarëve. Nëse sdo ishim në bashkë në Aleancë sot do të ishin 8 subjekte. Kemi pas dëshirë të bëhen bashkë të gjitha por kanë pasur agjenda të huaja jo agjendën shqiptare. BDI ja thotë që do digjen votat e shqiptarëve. Votë më e djegur se vota që i shkon BDI – së nuk ka. Në 2014 BDI mori 150 mije vota dhe i dogji të gjitha pasi nuk kanë mbajtur asnjë premtim.Mos votoni subjekte që u vijnë me pare dhe me shumë salltanate sepse  ata e kanë shit platformën e tyre dhe ideologjinë atje ku i kanë marrë paratë dhe ata e shesin lehtë edhe dinjitetin shqiptar.
Këtë 11 dhjetor nuk duhet ta lëshojmë nga duart është shumë i rëndësishëm. Këtë krizë këtë situatë të keqe ekonomike ka bërë që të jemi më pak shqiptar se sa ishim në 2014 dhe do të bëjë që të jemi më pak shqiptar në 2020.
sela-ne-cellopeksela-ce3llop cell
 
© fol.mk