Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Luana Vjollca numëron një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, në të cilat edhe vet është mjaft aktive.

 

Ajo ndan çdo ditë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa së fundmi ka publikuar një fotografi e cila ka ngirtur kureshtjen tek fansat. 

Luana ditë më parë bëri të ditur përmes një videoje në Instagram se është nisur drejt Kososvës, teksa sonte (e enjte) ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet mjaft romantike teksa darkon në një restaurant.

Ajo nuk e ka zbuluar personin që e ka shoqëruar këtë mbrëmje, edhe pse tash e një kohë të gjatë po përflitet se asaj ia ka rrëmbyer zemrën një djalë i njohur nga Kosova.