Rusia reagoi sot me dënesë pas sulmit me raketa nga ushtria e SHBA ndaj një baze ushtarake në veriperëndim të Sirisë ku u vranë të paktën gjashtë vetë dhe u plagosën disa të tjerë. SHBA tha se goditja ishte në kundërpërgjigje të sulmit me armë kimike që la dhjetra të vdekur të martën në provincën Khan Sheikhoun.

Rusia, e cila ka mbështetur regjimin e Presidentit Bashar al-Assad, dënoi ndërhyrjen direkte të SHBA dhe anuloi marrëveshjen për ndarjen e korridoreve ajrore të fluturimit.

Sipas urdhrave të Donald Trump, dy luftanijet amerikane në Mesdhe lëshuan dje herët 59 raketa Tomahawk mbi bazën ajrore Shayrat në perëndim të provincës Homs duke shkatërruar avionët, hangarët, depot e municionit dhe sistemet e mbrojtjes ajrore, njoftonte Pentagoni. SHBA tha se baza përdorej gjithashtu për magazinimin e armëve kimike dhe se Rusia dhe vende të tjera ishin njoftuar paraprakisht. Duke folur nga rezidenca e tij në Florida, Trump tha se kishte vepruar “për interesat vitale kombetare të sigurisë ” dhe për parandalimin e përdorimit të armëve kimike.