Ne lidhje me një shkrim të publikuar kohëve të fundit nga i vetëquajturi analist politik, Hadi Osmani që jeton dhe punon në Gjermani, kinse kryetarin e lëvizjes për reforma, Ziadin Sela e kanë dëbuar nga Lagja e Trimave me rastin e protestës së 9 Maj-it, vijnë edhe reagimet e para nga banorët e asaj lagje. 

Njëri ndër to është edhe Lulzim Aliti i cili reagon ashpër ndaj shpifjeve ( të zakonshme ) të Hadi Osman-it, të cilit po i drejton edhe disa pyetje publike.

Ja reagimi i plotë:

Për Hadi Osmanin kush ta dha ty të drejtën të flasësh në emer të Lagjes së Trimave?

Kush të shpalli analist?
Pse nuk more pjes në Marshin Përkujtimor në Lagjen e Trimave? Pasi që dje paske qenë në Kumanovë…

Dhe deshta njëkohësisht të informoj direk ty se dje nga ai marsh nuk është dëbu askush dhe të gjithë ata që kan pas pak zemër Kombëtare dje ka qen i mirëseardhur në atë Marsh Perkujtimor!!!

@fol.mk