Reagimeve të shumta  të pjesëmarrësve në protestën e djeshme të organizuar nga këshilli Opozitarë dhe mbështetur nga të gjitha partitë opozitare, shqiptare , OJQ-të si dhe personalitete të dëshmuara kombëtare iu është shtuar edhe atdhetari Daim Hiseni-Walteri i cili në një shënim në profilin e tij në fejsbuk adreson kritika të ashpra ndaj organizatorit për shkak të keqpërdorimit të protestës së paralajmëruar si apartiake.

Ja edhe  shënimi i plotë i z Hiseni:

”Shume mire e kishte pas ditur Abedin Zymberi kur parashtroi pyetjet se per cka behet protesta me 9 maj,

Ështe solidarizim me ngjarjet e dhimbeshme te Kumanoves apo reklam e disa personave qe deshirojn te materializojn dhe te perfitojn nga keto ngjarje?

Te mos nderohen me 1 min heshtje djemat qe humben jeten me 9 maj, te mos u shprehen ngushllime familjareve te tyre, te mos potencohen pikat kryesore qe dalin si pjese e detyrimeve dhe te tallen me ndjenjat e qytetarit shqiptare duke e vene elementin PARTI permbi nocionin e shenjte KOMB, kjo nuk falet.

Nuk me mbetet gje tjeter, pos te them hapur:

Aty ku shqiptari i humb ndjenjat kombetare, nuk i mbetet tjeter pos perfitimeve materiale si ushtar i paguar dhe qytetar i nenshtruar i subjekteve politike qofshin pozite ose opozite.

Dje ne keto protesta kishte perfaqesues nga gjitha subjektet politike opozitare nga Maqedonia dhe Kosova, familjare te atyre qe i humben djemat e tyre ne Kumanove, por fjalen e kishte vetem nje subjekt politik dhe jo ndonje keshille opozitare ose opozite e bashkuar.

Nese asgje tjeter, te pakten sot nderoni Kumanoven duke i vizituar familjaret e vuajtur qe i perjetuan traumat e 9 majit sidhe shkoni te beni homazhe tek varrezat e te rrenurve duke u betuar se Shqiperia nje dite do te ribashkohet me ose pa deshiren tone.”

©fol.mk

daim fb