Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se Avdullah Hoti është kandidati më i mirë për Kryeministër në vend.

Lutfi Haziri tha se Kosova ka nevojë për njerëz si Hoti.

“Kosova ka nevojë për udhëheqës të butë, Kosova ka nevojë për njerëz si Hoti, lider që punon, bën program, bën angazhim dhe e dinë saktë çka do. Askush tjetër në Kosovë nuk e ka këtë”, tha Haziri në Klan Kosova.

Ai ka kritikuar Kurin duke e quajtur lider të komprometuar.

“Metamorfoza e z.Kurti në teleisjen e tij politike se Gjilani njerëzit i zbut, ashtu-kështu në lëvizje pozitive sa i përket njohjes së shtetit por jo simboleve të shtetit por jo vendimeve të gjykatës, jo kërkesave të prokurorisë dhe policisë e bojnë lider të komprometum para organeve të shtetit”, tha Haziri.