Kreu i LVV-së Visar Ymeri përsëri përmendi themelimin e mundshëm të komunës së Prilluzhës si një rrezik për vendin.

Ymeri tha se nëse krijohet kjo komunë me shumicë serbe do të rrezikohet një pjesë e Kanalit të Ibër-Lepencit që kalon nëpër disa fshatra të Vushtrrisë që sipas Ymerit mund të jenë në kuadër të kësaj komune.

Ai përsëriti edhe njëherë se me këtë komunë të mundshme shteti serb u afrohet edhe rezervave kosovare të linjitit.

“Me komunën e Prilluzhës Serbia po i afrohet këtij bazeni të linjiteve të prodhimtarive të energjisë elektrike, të cilët gjithmonë kanë dashur ta kenë në kontroll,” tha Ymeri.

Ymeri këtë gjë e tha edhe ditën e djeshme, kur opozita caktoi datën e protestës së radhës.