Maqedonia do të bëhet pjesë e rrjetit ndërkombëtar të operatorit virtual britanik “Lajkamobil”, publikuan nga kompania.

Qëllimi kryesor i operatorit të ri telekomunikues është që përmes çmimeve të lira t`i mundësohet nënshtetasve të Maqedonisë thirrje ndërkombëtare të lira, gjegjësisht lidhje me vendet në botë ku Lajkamobil është duke punuar.

“Lajkamobil” ka më shumë se 15 milion shfrytëzues në 20 vende ku është duke operuar.

Pas bashkimit të VIP dhe ONE në një kompani, e cila tani quhet vetëm VIP, ata e kanë pasur për obligim që të mundësojnë futjen në treg edhe të operatorit të tretë mobil.