Pas paralajmërimit se Kompania shtetërore ELEM, do të  ndaj 15 milionë euro nga buxheti i saj që në komunën Aerodrom të Shkupit të ndërtojë “Parkun e Parajsës” ku zv/drejtor është Fatmir Limani nip i Fazli Veliut  kanë nisur reagimet e para në zonat shqiptare veçanërisht në Malësinë e Tetovës.

Disa qytetarë të kësaj ane kanë shprehur revoltën e tyre dhe  në adresë të portalit TetovaSot kanë dërguar edhe reagimin e tyre ku pyesin “patriotin” Fatmir Limanin pse  ditën qanë para vareve të dëshmorëve ndërsa natën miraton projekte maqedonase.

Ata gjithashtu ia rikujtojnë vërshimet në këtë zonë ku humbën jetën katër persona mes tyre tre fëmijë si pasojë e mos investimeve në Malësinë e Tetovës te hidrocentralet.

Qytetarët e revoltuar  i bëjnë me dije “patriotit” të rrejshëm që mos vajtojë më para dëshmorëve sepse sot shihet patriotizmi i tij ku ka lejuar që komuna maqedonase të shndërrohet në parajsë ndërsa Malësia e Tetovës të pres çdo natë ferrin me sy nëse rikthehen vërshimet.

“Cili është çmimi i tij që ai e ka mbyllur gojën dhe të miratohet një projekt i tillë ku do të shkruajë historia për “Parajsën maqedonase” dhe “ferrin e shqiptarëve” ?

A e din zv/drejtori Fatmir Limani se sa ka investuar ELM në zonat shqiptare dhe sa në Malësinë e Tetovës ku çdo gjë ka nisur  të kalbet dhe kanë nisur të marrin një pamje të mesjetës.” pyesin malësorët e revoltuar

Ndryshe dje shumë media shqiptare botuan lajmin se shqiptarët e Maqedonisë duhet të organizojnë protesta masovike kundër projektit monoetnik që realizohet në Aerodrom të Shkupit.

Ky park që dë to kushtojë plotë 15 milionë Euro  do të jetë gati gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa do të kapë një sipërfaqe prej 10 hektarëve në afërsi të lumit Vardar, bulevardit “Serbia”, dhe bulevardit “Asnom”. Në këtë park do të ketë kafshë të ndryshme, si majmunë, kaproj, fazanë, drenë.

Po ashtu në këtë park do të ketë një liqen artificial me shumë ura të ndryshme, do të ketë restorant në formë të anijes. Autori I këtij projekti është Zharko Çaushevski i cili është autorë i pjesës më të madhe të përmendoreve të projektit monoetnik, “Shkupi 2014”./TetovaSot/