Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka kujtuar sot ditëlindjen e Arbën Xhaferrit.

“Gëzuar Ditëlindjen Arbën Xhaferi. Na mungon or mik si pak të tjerë, duke qenë i pranishëm me mospraninë tënde. Na mungojnë zëri yt i avashtë dhe shkrepëtima e mendimit tënd racional. Gëzuar ditëlindjen rilindasi i fundit i popullit tim”, shkruan Majko në statusin e tij në Facebook.