Rrugët për tek fshatrat e malësisë së Sharrit sërish po kthehen në deponi të egra. Mbeturinat e hedhura vend e pa vend shihen gati në çdo kthesë të rrugës, ndërsa nuk kursehen as vendet me gjelbërim. Qytetarë të pandërgjegjshëm hedhin mbetjet e amvisërisë por edhe mbeturinat inerte.

E ndërkohë, faji për krijimin e këtyre deponive, si zakonisht mbetet jetim. Banorët kritikojnë institucionet se nuk vinë që ti marrin mbetjet ndërkohë Ndërmarrja Publike Komunale në këtë rast, kritikon disa banorë të pandërgjegjshëm që hedhin mbeturinat vend e pa vend nëpër rrugë”

Duhet organet kompetente të marrin masa, në lidhje me këto probleme, se tek e fundit ne si fshat mund të vet organizohemi për ta mbajt fshati tonë, sepse kështu ndodhin gjërat, paguajmë tatimin por nuk ndërmarrin asgjë. Prandaj detyrohemi vet të marrim masa për higjienën pastërtinë e fshatit.

Duhet të rregullohen bile edhe rrugën i kemi në hall, s’ka as pastërti asgjë. Ndonjëherë na i lejnë edhe ato që i nxjerrim, edhe ato s`i marrin.

Nuk është në rregull por s`munden edhe ata. Të martën e të mërkurën vinë i marrin por tani në kohën e keqe dy apo tre muaj nuk vinë aspak. Por normalisht ndikon ajo edhe tek ne, edhe ne nuk duhet t`i hedhim aty- ankohen banorët.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë thonë se problem për ta paraqet hedhja e mbeturinave ndërtimore.

Ne vitin e shkuar në maj e pastruam me makinat tona dhe ne sërish do i ndihmojmë dhe do e pastrojmë atë lokacion , mirëpo edhe çdo qytetar duhet të ketë përgjegjësi për këto shkaku se, nëse ia duam të mirën qytetit dhe vendeve tona duhet mos t`i hedhim ato mbetje vend e pa vend- deklaroi Xhelal Ceka, Drejtor i NPK Tetova Tetovë.

Që nga muaji maj i këtij viti, ndërmarrja publike ka filluar që të mbledh mbeturinat edhe në fshatrat e malësisë së Sharrit, për një pagesë prej 300 denarësh. Por as kjo masë nuk ka ndikuar që banorët të mos vazhdojnë hedhjen e mbeturinave përskaj rrugëve.