Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Konunën e Tetovës z Adnan Neziri së bashku ekipin e tij dhe antar të Kryesisë qëndrore zhvilluan një takim me aktivistët e Aleancës për Shqiptarët në Malësinë e Tetovës.

Shipkovica, Brodeci, Veshalla dhe Bozofca masovikisht ju përgigjën ftesës për ta takuar Adnan Nezirin. Aleanca për Shqiptarët gjithnjë e më shumë po forcohet në fshatrat e malësisë së Tetovës, të cilët tanimë i japin një përkrahje të madhe edhe Liderit të ASH i cili disa herë ka qenë edhe personalisht në ato fshatra te Tetovës.

Adnan Neziri Ju premtoi banorëve se në prioritetet e para të agjendës së tij do të jenë pikërisht këto fshatra, dhe banorët e tyre, të cilët gjithmonë janë anashkaluar, nga të gjitha pushtetet. Ai u zotua për një strategji të veçantë për malësinë, duke ofruar kushte për punësim, rregullimin e rrugëve, përkujdesje sociale, dhe shëndetësore, si dhe përkushtim maksimal për të krijuar një mirëqenie cilësore ashtu siç e mertojnë banorët bujar dhe fisnik të fshatrave të malësisë së Tetovës.