Sasho Mijallkov është sjellur në gjykatë me përcjellje të njësiteve speciale policore. Në këtë stil, në kohën kur në pushtet ishte qeveria VMRO-BDI dërgoheshin në gjykatë shqiptarët, si në rastin Monstra, poashtu edhe në rastin “Lagja e Trimave” dhe në raste tjera. Nëse ju kujtohet, nga ky stil i të dërguarit në gjykatë nuk kurseheshin as nënat e motrat shqiptare.
Kjo tregon se sa i drejtë ishte votimi i shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, kur dobësuan partnerët shumëvjeçarë të Mijallkovit.