Ish ministri i Maqedonisë për Punë të Jashtme, profesori unoversitar Denko Maleski për Dojçe Vele ka komentuar marrëdhëniet diplomatike Serbi –Maqedoni, shkruan gazeta Lajm.

“Sa i përket argumentimit të tyre deri në momentin se i janë nënshtruar presionit të kundërzbulimit, të shtynë të mendosh se cfarë në të vërtetë do të thotë kjo. Dikush mund të thotë se bëhet fjalë për ta penguar ndikimin serb në Maqedoni. Është reagim i një raporti të këtill, ky mund të jetë burimi i këtij reagimi drastik, që të tërhiqet një ambasadë e tërë.

Situata e dytë, është moskuptim rreth çështjes shqiptare që vazhdon një kohë ta gjatë. Serbët nuk mund ta kuptojnë se ne jemi shtet multietnik edhe pse është shumë lehtë për tu kuptuar. Qeveria jonë duhet t’i ketë parasysh interesat e qytetarëve kur sjellë vendime dhe se etnia e dytë sipas madhësisë merrë pjesë në krijimin e politikave të brendshme por edhe politikave të jashtme. Kjo është shumë me rëndësi për vendin tonë dhe nga kjo varet paqja në shtetin tonë. Filozofia jonë e multikulturës dhe gjithëpërfshirës është në kundërshtim me atë që merret qeveria e Serbisë në Kosovë- ndarje të asaj që është serbe dhe shqiptare. Këtu shihen interesa të ndryshme të dy shteteve sovrane. Ne nuk do ta viktimizojmë stabilitetin e brendshëm dhe do të votojmë për Kosovën për hyrje në UNESCO, sepse kjo është në interes të interesave tona shtetërore. Mendoj se kjo është shumë e lehtë për tu kuptuar”, ka theksuar profesori Maleski.