Një nga përfitimet më të mëdha të Marrëveshjes së Përzhinos është krijimi i Prokurorisë Speciale, i mbështetur gjoja nga të katër partitë politike. Qëllimi thelbësor i ekzistencës së PSP është për të rivendosur sundimin e ligjit dhe drejtësinë e shtetit. Ligji të vlejë për të gjithë në mënyrë të barabartë. Një vit më vonë, obstruksionet në punën e PSP nga qeveria janë duke vazhduar, tha Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.

“Obstruksionet janë të udhëhequra nga Nikolla Gruevski dhe mediat e tij propagandistike. Për t’u zgjidhur kriza në Maqedoni duhet të ketë drejtësi. Patjetër duhet që PSP-ja të lihet në mënyrë të pavarur ta kryej punën e saj. Prandaj, kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që menjëherë të vendosë për iniciativën në lidhje me kushtetutshmërinë e Ligjit për PSP-në. Vendimet e turpshme dhe antikushtetuese të abolimit nga Ivanov menjëherë dhe plotësisht të tërhiqen”, theksoi Mançevski.