Analisti politik, Visar Ademi ka replikuar fuqishëm ndaj zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani në lidhje me kredibilitetin dhe kualitetin e Universitetit të Tetovës. Profesori Ademi nuk pati retorik diplomatike por mes tjerash u shpreh se Universiteti i Tetovës ka vetëm ndërtesë të bukur, ndërsa nuk është tempull ku studentët mund të marrin dituri nga profesorët.

Me një fjalë Ademi dëshironte të shprehet se në këtë universitet studentët shkojnë për të marrë vetëm diploma, por jo edhe dije. Ai këto komente i ka bërë në emsionin “Click Plus” që u emetua në Televizionin 21.

“Pse UT-ja është e fundit me cilësi në bazë të shangait. Shangai ka tre kriteriume, ndikim në shoqëri, ka arsimimin dhe ka hulumtimin. UT-ja nuk e ka buxhetin e duhur që i takon. Ministri i Arsimit ka përgjegjësi apsolute sepse gati 10 vite nuk e ngrit cilësin e arsimit shqip, tekstet shkollore janë diskriminuese, antishqiptare. Pse Bujar gjithë këto fenomene ndodhin pikërisht ku ju jeni pjesë e pushtetit, mos ju ik përgjigjeve”, është shprehur profesori Ademi në një debat televiziv që u emetua në Televizionin 21.

https://youtu.be/06kvkIlE040?t=2475