Kuvendi nuk ka konfrmuar sot mandatin e deputetes së Aleancës për Shqiptarët, Arta Toçi. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, njoftuan se e kanë marrë njoftimin nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve se Toçi ka pranuar të marrë pjesën e mbetur të mandatit si deputete. Por mandati i Toçit do të konfirmohet në seancën e radhës së Kuvendit. Në seancën e radhës, kuvendi do të konfirmojë edhe mandatin e Aleksandra Cvetkovska, e cila mandatin e deputetit e merr në vend të Goran Milevskit i cili u emërua ministër i Pushtetit lokal.