Nga Qenan Aliu

 

 

Miq të dashur,
MANIFESTI sipas fjalorëve do të thotë- Deklaratë me shkrim, me karakter programor. Madje këtë mund ta bëjë një grup dijetarësh që shpallin parimet dhe qëllimet e veta themelore.
,,Manifeti Maqedonas,, i eksponuar nga një grup ,,dijetarësh,, maqedonas ;- a është organizatë e rregjistruar në pajtim me ligjet pozitive në vendë apo është organizatë FANTOME ?!
Nëse eventualisht është e rregjistruar në rregjistrin e organit kompetent , atëherë me cilat qëlime programore është rregjistruar ky manifest ?
A e kanë këta ,,dijetarë,, për qëllim në programën e tyre të ndalojnë përdorimin e gjuhës shqipe në teritorin e Maqedonisë, madje a kanë postulat në qëllimet e tyre programore që ti TREDHIN shqiptarët ?
Ky grup ,,dijetarësh,, maqedonas janë më të rrezikshëm bile edhe se komunistët madje shumë më të paditur karshi themeluesve të Manifestit të parë, Marksit dhe Engelsit , të cilët me Manifestin e PK kanë shtjelluar për herë të parë teorinë e komunizmit shkencorë me të cilën shpallën qëllimet e luftës së proletariatit e të PK.
,,Manifesti Maqedonas,, i instrumentalizuar nga pushteti pa dyshim se shpallën qëllimet e Partisë Vmro-Dpmne dhe Nikolla Gruevskit dhe kuptohet vijën ,,strategjike,, sipas tyre të Rusisë .
Këta ,,dijetarë,, të ,,Manifestit Maqedonas,, duhet ta kenë në dijeni një thënje të ish-presidentit amerikan RONALD REGAN i cili pat thënë se ;- ,, Si mund ta përkufizoni një komunist ? E po , ai dikush i cili e LEXON Marksin ,Engelsin dhe Leninin . Por si mund ta përkufizoni një ANTI-komunist ? Ai dikush që e KUPTON Marksin , Engelsin dhe Leninin .
E tani, shtrohet dilema se këta poet të ,,Manifestit Maqedonas,, , a vetëm e lexojn Marksin , Engelsin dhe Leninin apo edhe i kanë kuptuar.
Miq të dashur, unë për vehte mbi dhjetë herë e kamë lexuar ,,KAPITALIN mbi vlerën e shtuar ,, të Marksit, por kurrë nuk më ka tërhequr të lexoj apo dëgjojë poezitë e potëve të ,, Manifestit FANTOM Maqedonas,, !!