Bashkësia maqedonase që jeton në Serbi është e shqetësuar me zhvillimet e fundit në vend duke porositur se angazhohen për një Maqedonitë qetë, stabile dhe të përparuar.

 

Sipas tyre, në Maqedoni duhet të sundojnë marrëdhëniet e mira ndëretnike, ndërkaq deklarohen për një Maqedoni të lirë, unitare dhe të pavarur, për një Maqedoni të të gjithë qytetarëve, si maqedonas, shqiptarë, serb, vlleh, turq, romë dhe boshnjakë, etj, si qytetarë të barabartë.

Bashkësia maqedonase në serbi kërkon që në Maqedoni të ketë dialog për t’u tejkaluar situatan e tanishme politike në vend, për një të ardhme më demokratike./Telegrafi/