Maqedonasit e Tetovës kanë reaguar ndaj ndërtimit të Xhamisë në Kodrën e Diellit në Tetovë, shkruan Telegrafi.mk

Sipas dëshmive të tyre, ndërtimi i kësaj xhamie është duke u bërë pa lejen adekuate si dhe nuk duhet që të jetë në Kodrën e Diellit.

Maqedonasit po e akuzojnë kryetaren e komunës së Tetovës për këtë veprim si dhe për të gjitha ndërtimet pa leje që janë bërë në komunën e Tetovës gjatë periudhës së menaxhimit me këtë komunë nga ana e Teuta Arifit.

Ata në profilin Tetova në Facebook kanë kërkuar përgjigje dhe përgjegjësi nga kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi si dhe kanë kërkuar që xhamia në fjalë të mos ndërtohet.